Skip to content Skip to footer

Festival-Paionet

“Ekspozita Dixhitale Ndërkombëtare e Artit Modern”

EDICIONI I PARË/ 2023

“PAIONET”-fest, ofron një kuadër ku takohen dhe prezantohen vlera të ndryshme artistike, për një komunikim të mirëfilltë për bashkëpunim dhe forcimin e ideve.

Në mjedisin e krijuar, së bashku me artistët zhvilluam projektin/veprat artistike që do të kenë ndikim në ndërtimin e marrëdhënieve më të gjëra. Është krijuar një qasje bashkëkohore, duke përfshirë metodat tradicionale individualiste, përfshirjen dhe promovimin e artistëve të rinj dhe profesionistë, për të kuptuar realitetin e diversitetit kulturor që ekziston jashtë kufijve të vendit, me artistë shqiptarë nga diaspora.

Angazhimi i artistëve nga diaspora në bashkëpunim me komunitetin e artistëve të rajonit, vendit dhe atij vendor me një qasje të përbashkët komunikimi, për të planifikuar, shkëmbyer, bashkëpunuar dhe promovuar vlerat artistike dhe inovacionin në formate bashkëkohore.

Aty ku Vizioni merr formë: Zbuloni artin në çdo kornizë.

Qarshia e Gjatё, Nr.01, 30000, Pejё/Kosovё

Merrni Udhëzime

info@oagallery.org

Copyright ©2024 Zgjerohu. Të gjitha të drejtat e rezervuara.