Festival-Paionet
“Ekspozita Dixhitale Ndërkombëtare e Artit Modern”
EDICIONI I PARË/ 2023
“PAIONET”-fest, ofron një kuadër ku takohen dhe prezantohen vlera të ndryshme artistike, për një komunikim të mirëfilltë për bashkëpunim dhe forcimin e ideve.
Në mjedisin e krijuar, së bashku me artistët zhvilluam projektin/veprat artistike që do të kenë ndikim në ndërtimin e marrëdhënieve më të gjëra. Është krijuar një qasje bashkëkohore, duke përfshirë metodat tradicionale individualiste, përfshirjen dhe promovimin e artistëve të rinj dhe profesionistë, për të kuptuar realitetin e diversitetit kulturor që ekziston jashtë kufijve të vendit, me artistë shqiptarë nga diaspora.
Angazhimi i artistëve nga diaspora në bashkëpunim me komunitetin e artistëve të rajonit, vendit dhe atij vendor me një qasje të përbashkët komunikimi, për të planifikuar, shkëmbyer, bashkëpunuar dhe promovuar vlerat artistike dhe inovacionin në formate bashkëkohore.